Deklarata e Ditmir Bushatit para gazetarëve:
Unë kam pasur mundësi për ti trajtuar brenda PS-së sepse tek e fundit jemi një familje e vetme dhe meritojnë të trajtohen brenda strukturave. Por pas asaj që ndodhi në Shkodër, duhet në reagim më agresiv, nuk është një çështje që duhet të trejtohet vetëm në mënyrë ligjore e proceduriale, tanimë kjo është një çështje që shkon përtej mureve të një organizate politike. Nuk jemi as prokuror as gjyqtar, por kemi përgjegjësinë si politikan për të pranuar rrënjët e këtij fenomeni dhe luftimin e tij. Them se ka nevojë për një refoermë të thellë të partive politike. Ne na takon të njohim realitetin dhe përgjegjësinë politike, të propozojmë reforma politike që ndërtojnë sistemin imunitar për një jetë tjetër politike
Unë po flas vetëm për çështje që kanë adresuar. Ne jemi një familje e madhe politke dhe askush nuk ka pse ndihet i ligështuar për shkak të vendimmarjeve që ne kemi ndërmarrë në ndonjë rast, por e rëndësishme është që ne ta shfarosim këtë fenomen