Videoja që emocionoi studentët në Jalë, Mehmetaj: Ta kuptojmë se nuk kemi ç'të presim!

E Enjte, 29 August 2019 13:00

Nga Keidi Mehmetaj

Mbrëmjen e djeshme në Kampin Veror të LRI në Jalë studentët pjesëmarrës shfaqën një video me momentet më pikante të protestës së studentëve.

Në ato pak minuta të videos të gjithë u kthyem në emocionet e asaj proteste, që për disa javë ktheu shpresën, vrau frikën, për herë të parë në 29 vite mori vëmendjen e të gjithë shoqërisë e klasës politike drejt problemeve të arsimit, e mbi të gjitha, falë mbështetjes së jashtëzakonshme qytetare, çorri maskën e qeverisë, nxorri në pah frikën e Edi Ramës duke rrëzuar të gjithë qeverinë e tij.

Ajo protestë tregoi se forca rinore e bërë bashke mund çdo padrejtësi, përmbys regjime edhe kur ato janë ngushtësisht të lidhura ne krimin.

Protesta studentore e dhjetorit 18’ tregoi sa e dobët është qeveria e Ramës e sa i fortë mund të jetë reagimi përballë të keqes kur bëhet me pasion dhe atdhedashuri.

Pothuaj një vit pas asaj proteste, asnjë prej premtive që u dha nga qeveria nuk u mbajt, studentët vazhdojnë të hasen me të njejtat probleme qe i nxisin ndër të tjera të largohen sa më parë nga vendi.

Pas mësimeve që morëm dhjetorin e kaluar duhet të kuptojmë se nuk kemi çfarë të presim, vetëm të reagojmë për ta larguar sa më parë këtë regjim shkatërrues.

Pjesë e protestës së studentëve dhe të atyre të rinjve që frymëzuan shqiptarët ishin dhe disa nga anëtarët e LRI. Të rinj të cilët janë pjesë e këtij forumi prej vitesh por dhe të tjerë që u bashkuan pas protestës së studentëve në partinë e rinisë, në LSI.

 

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...