Ish-eurodeputetja gjermane, Doris Pack, ka kritikuar ashpër mbylljene dy emisioneve në ‘News24’ të drejtuar nga Adi Krasta e Ylli Rakipi.
Ajo shkruan në llogarinë e saj në ‘Twitter’ se mbyllja e këtyre emisioneve ndodh në një vend që është kandidat për në Bashkimin Europian dhe se Media e Lirë është gur themeli për demokracinë.
“Kjo ndodh në një vend kandidat për në BE. Media e lirë është gur themeli për demokracinë z. Rama.” – shkruan Pack në llogarinë e saj.