Itifaku Rama-Erdogan e bën mision të pamundur mbrojtjen e memorialit turk

Premte, 30 August 2019 14:42

Nga Ilir Nikolla

Shqipëria s’e ka për herë të parë që përballet me rrënimin e lapidarëve apo simboleve të tjera përkujtimore. Kemi parë varrosje e zhvarrosje (për turp tonë edhe përdhosje varresh), kemi parë edhe përpjekje për t’iu imponuar procesit të kujtesës me vendime politike, por leksionet që na vijnë prej historisë flasin se në një afat kohe, kur gjakrat ftohen, monumentet nisin jetën e tyre dhe nuk trazohen më nga publiku.

Por me një kusht, kur ato fitojnë vendin e merituar dhe respektin konsensual të shoqërisë. Rastet me monumentin e Mbretit Zog (monarkistët kujtojnë 91-vjetorin e mbretësisë këtë 1 shtator) dhe me atë të diktatorit Hoxha janë simbolike për t’u analizuar. Koha kalon dhe më shumë konsensus popullor mbledh kujtesa për epokën e Mbretërisë dhe për rolin që ka luajtur Ahmet Zogu në sendërtimin e shtetit modern shqiptar, të cilin ne s’po lëmë rast pa e rrënuar. Sa më shumë kalon koha, aq më shumë vlerësojmë edhe pjesëmarrësit në shembjen e përmendores së diktatorit 20 shkurtin e 1991-it. Emulacioni i shoqërisë është i gjithi për ata që shembën përmendoren, ndërkohë ata që duan restaurimin janë gjithmonë e më në margjinalitet (megjithë lojën me dy porta të klikës së Edi Ramës).

Ky bilanc m’u kujtua sot, kur pashë thyerjen e Memorialit të dëshmorëve të Erdoganit në Parkun e Liqenit. Rezultati ka qenë i pritshëm, sepse memoriali u ngrit pa konsensus popullor, pa procedurë dhe si produkt i një pazari personal mes Erdoganit dhe çiftit Rama-Veliaj. Në fillim patëm protestën publike të disa aktivistëve, tani kemi protestën individuale efektive të një personi (thotë Policia), dihet se cili është stacioni tjetër. S’ka asnjë zgjidhje që mund të vijë me polici, as me institucione sigurie. Nuk kemi të bëjmë me vandalizëm, thjesht ai memorial s’pranohet nga shqiptarët. Erion Veliaj mund t’u referohet ligjeve të Ramiz Alisë më 1991-in për mbrojtjen e monumenteve, por kjo s’e shpëtoi imazhin e diktatorit, s’ka për të shtuar as itifakun e Ramë-Veliajt me Erdoganin.

Rama mund të bëjë një referat për dëshmorët e Grushtit të Shtetit të 15 korrikut 2016, mund edhe të mbajë një konferencë shtypi për këtë temë, por s’mund ta mbrojë memorialin. Qëkur lindi itifaku për memorialin, ai lindi me një fat të shkruar. Më mirë të bëjnë sikur e heqin, për ta restauruar e të mos e kthejnë më, sesa të shtyjnë të tjerë heronj individualë të përfundojnë punën, siç janë përfunduar edhe më herët punët, kur dikush ka dashur të na klonojë kujtimet dhe përkujtimet.

Është një mision i pamundur! 

Modifikuar më Premte, 30 August 2019 14:50
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...