Presidenti Meta është thërritur të paraqitet në Komisionin Hetimor që është ngritur ndaj tij, në datën 6 Shtator.
Derimë tani nuk dihet ende qëndrimi që do të mbajë presidenti, nëse do të paraqitet apo jo në Komisionin, që synon të hetojë punën e kryer nga kreu i shtetit, veçanërisht në shtyrjen e dekretit të datës së zgjedhjeve lokale, që u mbajtën në 30 Qershor.
Komisioni Hetimor ndaj Metës drejtohet nga deputeti Ulsi Manja, dhe në mbledhjen e sotme do të miratohet dhe plani hetimor i këtij komisioni.