VIDEO-SKANDALI/ 'Ka përparësi xhepi, jo shëndeti'! Vaksinat e fëmijëve bëhen te dentisti

Tuesday, 03 September 2019 19:22

Në një periudhë virozash dhe ku numri i vaksinave ndaj fëmijëve rritet, ish kryeministri Sali Berisha, pas denoncimit të djeshëm ku tregonte se në Pediatrinë e QSUT-së nuk ka as termometër, publikon një tjetër fakt tronditës.

Vaksinimi i fëmijëve nuk bëhet më në qendrat shëndetësore, por në klinikat private.

“Vaksinimi i fëmijëve nxirret jashtë qendrës shëndetësore. Dhoma e vaksinimit i jepet një kabineti privat! Jo fëmijët dhe shëndeti i tyre por xhepi ka përparësi”, shkruan Berisha, ndërsa publikon mesazhin e qytetarit.

Pershendetjte Doktor ! Ktu jemi ne qendren shendetsore ne Shkoze / Tirane ku ne katin e pare eshte qendra shendetsore dhe ne katin e dyte Çerdhe po ktu kan hapur dhe nje klinike dentare private dhe per kete arsye zyren per vaksinimin e femijeve e kane nxjerre jasht qendres shendetsore

Login to post comments