Nga Perparim SPAHIU
Argumenti bazë i dektreteve të Presidentit për kthimin e kontratave konçensionare/PPP, ishte akuza direkte për vjedhje në shuma të mëdha të fondeve publike.
16,784,906 euro për kontratën Porti i Jahteve - By Pass Orikum - Dukat dhe
52,165,040 euro për kontratën Milot - Balldren.
Pra, nuk po diskutojmë më kosto oportune, a ishte më mirë që keto para të shpenzoheshin në këto projekte apo diku tjetër dhe, as mungesën e një procesi konkurativ, ku për të njëjtën punë, kompani të tjera, mund të ofronin çmime më të ulëta.
Kujtoj dhe njëherë ri-tenderimin te Unaza, ku vetëm pse u përsërit gara, çmimi ishte 5 milion euro më pak.
Në të dy kontratat, çmimi i dakortësuar, është miliona euro më i lartë se kostoja e projektit e publikuar nga vetë autoriteti kontraktor per konkurim.
Dy pyetje lindin sipas meje, e para:
A i shpeton HAJDUTET kalimi i dy kontratave me votë në Kuvend..???
Dhe e dyta:
A janë hajdutë fondesh dhe parlamentarët apo e votojnë thjeshtë se urdhërohen..???