Socialistët ‘luftë’ me Metën, i rrëzojnë kandidatin për KLSH-në

E mërkurë, 04 September 2019 11:43

Është rrëzuar në Komisionin e Ekonomisë kandidatura e propozuar nga ana e presidentit Meta për kreun e Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Petraq Milo sipas deputetëve të PS-së nuk gëzonte besimin e tyre për pozicionin e kreut të KLSH-së.

Komisioni i Ekonomisë ka rrëzuar kandidaturën e Petraq Milos për kryetar të Kontrollit të Lartë të Shtetit, propozim ky i bërë nga presidenti Ilir Meta. Mësohet se kandidatura e tij u rrëzua me votat e mazhorancës.

Milo ka qenë sot në seancë dëgjimore në komisionin e ekonomisë. Por pas paraqitjes së kandidaturës dhe CV-së së tij, deputetja e PS-së Evis Kushi i ka kërkuar përgjigje për tre pika kandidatit Milo.

Ajo tha se në CV mungojnë të dhënat për detyrën që ka mbajtur nga vitit 1988 deri në vitin 1991. Po kështu sipas saj, Milo gjatë karrierës së tij ka mbajtur një funksion në Bankën e Shqipërisë në kundërshtim me ligjin pasi ka qenë kandidat për anëtar të Këshillit Kombëtar të PD-së. Më tej ajo kërkoi dhe arsyet e dorëheqjes nga posti në BSH.

 
 

Por Milo tha se sipas ligjit në CV duhet të jenë 10 vitet e fundit, ndërsa ai ka dhënë informacione për 20 dhe ka mohuar që ka dhënë dorëheqjen nga BSH.

“Në periudhën 88-91, kam qenë drejtor i drejtorisë ekonomike të kombinatit të autotraktorëve. Funksioni në Bankën e Shqipërisë është para PD. Nuk kam dhënë dorëheqjen nga Banka e Shqipërisë. Në punën time kam qenë model për të qenë bashkëpunues, për të mbështetur çdo qeveri. Nuk ka pasur asnjë qëndrim politik në punën time”, deklaroi Milo.

Edhe këshilltari ligjor i Presidentit të Republikës Bledar Dervishi, deklaroi se tre konstatimet e kuvendit nuk janë të mbështetura në ligj.

Login to post comments