Meta kthehet ne Parlament tmerrohet Rama

E mërkurë, 04 September 2019 16:29

U desh një përgjigjie e shkurtër e Ilir Metës për gazetarët e interesuar nëse ai do të paraqitet në Parlament apo jo, në Komisionin e ngritur për hetimin e tij, që Edi Rama të tmerrohet. 

Burime nga Kryeministria konfirmojnë se ai është shumë keq nga fakti që Presidenti i vendit iu dha atë përgjigjie mediave më të cilat shquhet për marrëdhëniet e mira që mban.
Më konkretisht është kjo përgjigjia e cila nuk ka dashur Rama nga Meta.
“Të dashur miqtë e mi gazetarë. Më ‘çmendët’ me sms tuaja, si asnjëherë tjetër! Po ç’është kjo pyetje kaq absurde që më bëni të gjithë: A do shkoj tek Parlamenti?! Së pari, Presidentit si Kryetar i Shtetit, i takon të jetë shembull i bashkëpunimit institucional. Dhe besoj se në këto dy vite kam bërë gjithçka për vendosur këtë bashkëpunim, në respekt të plotë të Kushtetutës, shtetit ligjor dhe interesit publik. Së dyti, unë mezi pres të kthehem tek Parlamenti”, shkruan Meta.
Edi Rama e di shumë mirë që Ilir Meta është njeriu institucional. Ai nuk ka aspak frikë nga asnjë lloj përballje për faktin sepse si një shtetar i vërtet ka ditur shumë mirë të respektojnë administratën e këtij shteti, institucionet, si një qytetar model. Ilir Meta asnjëherë nuk i ka sfiduar ligjin dhe institucionet zbatuese të tij. Edhe në këtë rast Presidenti në përgjigjie të interesimit të medias nuk ka bërë gjë tjetër veçse ka konfirmuar vijën e sjelljes së tij, respektin ndaj institucioneve të këtij vendi pavarësisht se nga kush drejtohen ato.
Por më këtë mesazh Ilir Meta indirekt ka dhënë dhe një mesazh politik që nuk po pret mezi te shkojë  në Parlament ditën kur të jetë sërish në politikën aktive për të treguar forcën reale të tij si politikan që më mirë së kushdo tjetër e di Edi Rama kush është. Ilir Meta është një makineri e vërtet elektorale, ai di shumë mirë të fitojë me alternativë dhe këtë e ka treguar në përballje politike brenda dhe jashtë llojit.

Modifikuar më E mërkurë, 04 September 2019 18:00
Login to post comments