‘Hidheni në gjyq Arben Malavitan dhe Top Median për largimin e Klan nga Digitalb’

E mërkurë, 04 September 2019 20:10

Ish-kryeministri Berisha në një shënim në fcb i është kthyer edhe njëherë largimit arbitrar që sipas tij Digitalb i bëri Tv Klan nga platforma digjitale.

Berisha ka akuzuar për këtë ngjarje, drejtorin e Përgjithshëm të Top Median, Ben Blushi, që sipas tij në mënyrë zuzare ka shkelur kontratën jo vetëm me TV Klan por dhe me 160 000 mijë abonentë, të cilët kishin blerë kartën e abonimit në Dixhitalb për të ndjekur TV Klan.

‘Thirrja e një emigranti kundër vendimit zuzar të Arben Malavitës për të bllokuar transmetimin e TV Klan në platformën e Dixhitalb.

Më këtë vendim për llogari të Edvin Mafisë, Arben Malavita shkeli në mënyrë zuzare kontratën jo vetëm me TV Klan por dhe me 160 000 mijë abonentë, të cilët kishin blerë kartën e abonimit në Dixhitalb për të ndjekur TV Klan.

Thirrja ime për të gjithë abonentët e Dixhitalb është hidheni në gjygj Arben Malavitën dhe Top Median e tij për aktin prej gangësterësh që kanë kryer ndaj jush pasi uzurpuan në dhunim flagrant të ligjeve drejtimin e Dixhitalb me vetëm 50% të votave të aksionerëve ndërkohë që kjo mund të bëhej vetëm me 2/3 e votave.

Në konsumimin e këtij krimi të shëmtuar komercial Arben Malavita u ndihmua direkt nga Edvin Mafia. Ai urdhëroi ndrikullën mafioze të regjistrimit të bizneseve, rregjistrimin e ri të Top Mediave, i cili nuk mund të bëhej kurrë pa pëlqimin e aksionerëve të tjere! Sb’

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...