Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha po jep një deklaratë nga selia e PD lidhur me Raportin që publikoi OSBE/ODIHR për zgjedhjet lokale të 30 Qershorit, organizuar nga qeveria.
Në raportin përfundimtar të OSBE-ODHIR për votimet e 30 qershorit konstatohej fakti që qytetarët nuk qenë të lirë të zgjidhnin dhe se duhej të riafirmohej mundësia që qytetarët të zgjidhin.
Disa nga konstatimet dhe vërejtjet e OSBE-ODHIR:
Zhvillimi zgjedhjeve në mjedis të vështirë politik
Zhvillimi i zgjedhjeve në krizë institucionale
Antagonizëm i gjatë midis PS-së dhe PD-së në opozitë
Mosmarrëveshjet shkatërruan besimin e publikut
Mospranimi i komisionerëve të opozitës i paligjshëm
KQZ cënoi sigurinë juridike
Dekreti për 13 tetorin nuk u publikua në fletoren zyrtare
Mospublikimi i dekretit të 13 tetorit i paligjshëm
Në disa raste u cënua transparenca nga ana e KQZ-së
Gjyqtarët të ndikuar për shkak të Vettingut
Nuk kishte alternativa, 31 bashki pa kundërshtarë
Vëzhguesit tanë mungesë besimi te komisionet
KQZ e interepretoi ligjin në mënyrë tepër të gjerë
OSBE dëshmitare në rastet e kërcënimit të votuesve
U cënua fshehtësia e votës
Gjyqtarët e Kolegjit Zgjedhor të ndikuar
Partitë politike duhet të angazhohen në dialog
Angazhohuni në lehtësimin e reformës zgjedhiore
Të eleminohet keqadministrimi i zgjedhjeve
Të garantohet e drejta për votë të lirë dhe të fshehtë
Të sigurohet pavarësia dhe paanshmëria e KQZ-së