Pas publikimit të raportit përfundimtar të OSBE/ODIHR lidhur me votimet e 30 qershorit, sipas të cilit ishin nul dhe të pavlefshme dhe pas një sërë lajmesh të sponsorizuara në disa portale të qeverisë dhe pranë qeverisë lidhur me presidentin e Republikës Ilir Meta, vjen reagimi i zëdhënësit të presidencës Tedi Blushi.
Blushi, përmes një postimi në Facebook, nuk kursen ironinë ndaj këtyre mediave dhe kryeministrit Edi Rama, që e quan “gruaja e Bilalit”.
“Të gjitha portalet që punojnë në të zezë paskan futur Presidentin në listën e zezë. Tani pritet që gruaja e Bilalit t'u japë dhe lajmin e heqjes së vizës. Ha ha ha! Fajin e ka ODIHR që nuk punon në të zezë por e ka gdhendur me të zeza në të bardhë”, shkruan Blushi në postimin e tij.