Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, së bashku me anëtarët e Lëvizjes Rinore për Integrim, kanë zhvilluar sot një aktivitet me përgjegjësi sociale, ku kanë dhuruar gjak, në ditën që partia e tyre feston 15-vjetorin e themelimit.
Duke folur për media, Kryemadhi deklaroi se kjo përgjegjësi sociale duhet kthyer edhe në përgjegjësi politike.
Ajo iu bëri thirrje të gjithë shqiptarëve të dhurojnë gjak, duke theksuar se kjo jo vetëm është e shëndetshme për trupin, por edhe ndihmon të gjithë ata që kanë nevojë.
“Përgjegjësia jonë sociale duhet kthyer dhe në përgjegjësi politike. Sot në 15 vjetorin e LSI, falënderoj ata që dhurojnë gjak dhe iu bëj thirrje të gjithë shqiptarëve të dhurojnë gjak, pasi është e shëndetshme edhe për trupin, por edhe ndihmojmë të gjithë ata që kanë nevojë”, tha Kryemadhi.