“Miliarda $ e anëtarësim në BE” mediat serbe zbulojnë “dhuratat” që Trump ka përgatitur në këmbim të njohjes së Kosovës

Premte, 06 September 2019 11:35

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç, ditë më parë ka qëndruar për një vizitë në Washington ku është takuar me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Mike Pompeo, me të cilin ka diskutuar lidhur me dialogun për normalizim të raporteve Prishtinë-Beograd dhe një marrëveshje finale, shkruan Gazeta Express.

Sipas deklaratës zyrtare të lëshuar nga zyra e Pompeos ishte thënë që marrëveshja finale ndërmjet dy shteteve duhet të përfundojë me njohje reciproke, ndërkohë ka pasur raportime se Pompeo i ka bërë presion të madh Vuçiçit që të njohë pavarësinë e Republikës së Kosovës.

Një gjë të tillë e ka pohuar edhe vetë Vuçiç pas kthimit nga Washingtoni, duke paralajmëruar se Serbinë e pret një vjeshtë e dimër i vështirë.

Ndërkohë sot në mediat serbe po qarkullon një shkrim i pa konfirmuar ku flitet për disa ‘dhurata’ që presidenti amerikan, Donald Trump, i ka premtuar Serbisë në këmbim të njohjes së pavarësisë së Republikës së Kosovës, raporton Gazeta Express.

Në një shkrim të gazetës “Informer”, thuhet se Trump do t’i dhurojë Serbisë një shumë prej 10 miliardë dollarëve, 14 aeroplan luftarak të llojit F-16 dhe anëtarësimin ne Bashkimin Evropian deri në vitin 2024, transmeton Gazeta Express.

Kështu i ka thënë një burim kësaj gazete, duke potencuar se Trump është i vendosur që të zgjidh problemin Kosovë-Serbi deri në mesin e 2020-ës.

“Trump ka dalë me këtë ide për t’i ofruar Serbisë një plan të ngjashëm sikurse “Plani Marashall” që i ishte ofruar Gjermanisë pas Luftës së Dytë Botërore. Kjo do të përfshinte investime deri në 10 miliardë dollarë në projekte të infrastrukturës, të paktën 14 avionë luftarak të tipit F-16, dhe gjithashtu do të përshpejtonte integrimin në Bashkimin Evropian. Kjo do të thotë që Serbia do të futet në BE më së largu deri në 2024”, ka thënë ky burim në kushtet anonimiteti për Informer, transmeton Gazeta Express.

Sipas kësaj gazetë një ofertë e tillë e SHBA’së do të sillet në Serbi përmes përfaqësuesit special për Ballkanin Perëndimor, të sapoemëruarit, Matthew Palmer.

Thuhet që përveç prezantimit të ofertës, Palmer do të ketë për detyrë që të bind palën serbe të pranojë një ‘ofertë’ të tillë./GazetaExpress/

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...