Vetting-u dhe Rilindja, Vasili: Andi Bejtja dhe Venecia patën të drejtë

Premte, 06 September 2019 17:04

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, përmes një postimi në facebook, ka risjellë në kujtesë, reagimin e analistit Andi Bejtja për kapjen e procesit të Vetting-ut. Sipas tij, edhe në raportin e OSBE/ODHIR, u tha se kërcënimi me Vetting-un, influencoi në vendimet e paligjshme të Kolegjit Zgjedhor në favor të Rilindjes. ”Më 22 korrik të 2019, pak më shumë se një muaj më parë, Bejtja risillte më shumë koherencë në kujtesën tonë vlerësimet dhe rreziqet e paralajmëruara nga Komisioni i Venecias për Vetting-un”,-shkruan Vasili.

Postimi i plotë

Andi Bejtja dhe Venecia paten te drejte!! Duke lexuar raportin e OSBE-ODIHR per zgjedhjet dhe konstatimin ne raport, qe kercenimi me Vetingun influencoi ne vendimet e paligjshme te Kolegjit Zgjedhor ne favor te rilindjes mu kujtua ne çast i penëmprehti Andi Bejtja.

Më 22 korrik të 2019, pak më shumë se një muaj më parë, Bejtja risillte më shumë koherencë në kujtesën tonë vlerësimet dhe rreziqet e paralajmëruara nga Komisioni i Venecias për Vetting-un.

Lexojeni edhe nje here statusin e Bejtes dhe do te kuptoni situaten qe ka krijuar sot Vetingu selektiv dhe i kapur.

Login to post comments