Shqiptarët nuk kanë më besim të qeveria e Rilindjes dhe si alternativë të shpëtimit ata po shikojnë opozitën. Këtë e tregojnë në mënyrë të hapur edhe sondazhet e publikuara nga organizata të cilat në zgjedhjet e fundit kanë qenë thuajse të sakta në publikimet e tyre. Edi Rama është në kuotat e tij më të ulëta ku sipas sondazheve ai dhe Rilindja përballë opozitës është humbës rreth 40% të mbështetjes elektorale ndërsa PS+LSI+ partitë e opozitës sondohen në rreth 60%.
Madje këtë e treguan votimet moniste të 30 qershorit. Edi Rama hyri i vetëm në votim dhe shqiptarët që e përkrahën nuk i kaluan 15%.
Kjo është kuptuar fare mirë edhe nga opozita e bashkuar e cila po mundohet të rivendosë një lidhje të re me qytetarët. Qindra takime janë bërë në muaj korrik e gusht nga zyrtarë të PD dhe lidershipi i saj, si një nevojë urgjente për të kërkuar elektorat përmes aleancave në terren, duke krijuar një lidhje telash me grupet e interesit. Masiviteti në këto takime tregon përkrahjen që opozita po fiton nga shqiptarët. Mes qytetarëve dhje opozitës ka nisur një marrëdhënie e sinqertë.
Pak ditë më parë kemi parë nënshkrimin e dy kontratave besimi mbi dy çështjet më skandaloze që nxorën zbuluar babëzinë e Rilindjes për të gllabëruar prona publike e private dhe për ti shndërruar ato në kulla gjigande miliona euroshe. Opozita nënshkroi kontratë me artistët për të mos lejuar kurrë shembjen e Teatrit kombëtar dhe kontrata tjetër me banorët e Unazës së re, të cilët për të mbushur xhepat e rilindësve duhet të dalin ën rrugë të madhe.
Kontrata e opozitës aktuale me qytetarët planifikon taksë të sheshtë 9%, ulje me 300 lek të vjetra karburantin, eliminimi i taksës Rama për karburantin, kontributi shoqëror do të shkojë në 18%, 9% punëdhënësi, 9% punëmarrësi.
Plani i opozitës është dyfishim i buxhetit të arsimit, sepse arsimi është prioritet kombëtar. Ky plan dyfishon buxhetin e arsimit të lartë me 74 milionë usd më shumë, që Edi Rama i shpenzon për luksin e zyrave të tij, për udhëtime me avion dhe për automjete të shtrenjta. Studentët nga familje me të ardhura nën 640 mijë lekë në muaj, përfitojnë subvencion 100% të tarifës univeristare. Ata me mbi 640 mijë lek, paguajnë vetëm gjysmën e tarifës. 5 milionë usd mbulojnë me bursë studentët e varfër. 27 milionë USD do të përdorët për infrastrukturën universitare, konvikte, auditorë, laboratorë. Nëpërmjet skemave nxitëse të bujqësisë dhe ofrimin e kapitalit investues.
Kjo opozitë përballë ka sektin e Rilindjes. I betuar për tu barë palë më krimin vetëm që të qëndroje në pushtet Rama e ka zhytur vendin në krim. Në gjashtë vitet e qeverisjes së tij, Edi Rama ka promovuar mbi 300 njerëz me precedentë penalë. Lidhja e kryeministrit Edi Rama me krimin është e hershme, po aq sa karriera e tij politike. Që kur ai ishte ministër kulture, me të famshmet fasada, ku fitoi para e mori e revansh politik, duke vijuar me kandidimin e më pas drejtimin e Bashkisë së Tiranës në tre mandate njëri pas tjetrit. Rama e nisi bashkëpunimin me krimin e organizuar si kryebashkiak i Tiranës. Aty ata pastruan paratë e tyre kriminale. Dhe historia e krimit dhe lidhjeve të tij me Ramën e politikën e majtë vijon e intensifikohet kur ky i fundit erdhi në drejtimin e shtetit, pas zgjedhjeve të 2013-s. Faktet, përgjimet, botimet, denoncimet që bëhen përditë jo vetëm në Shqipëri, por edhe nga ndërkombëtarët, e kanë zbuluar qartë rolin e përfshirjen e tij tek krimi, ai krim që e futi, e sponsorizoi dhe po e mban në politikë./ Redaksionale