Shqiperia me 100 përqind, energji të rinovueshme?! Për të qeshur dhe qarë njekohesisht! Të krenohesh siç thotë qeveria, se Shqipëria prodhon 100 përqind, energji të rinovueshme, mbështetur te uji dhe hidroenergjia është spekulative dhe jo e vertetë..
Në fakt ne jemi të fundit në Evropë për energji të rinovueshme nga dielli dhe era, burimet realisht të rinovueshme. Uji nuk futet më tek burimet e rinovueshme.. Shqipëria po e vuan kete disbalance ku mbi 90 % e energjisë elektrike të saj prodhohet me ujë, me shkaterrime, devijime kriminale të lumenjve, perrenjëve, bukurive të natyres së saj dhe me kriza energjie në periudha thatësire. Në asnjë forum të burimeve te rinovueshme të energjisë, uji nuk perfshihet si i tille, por vetëm dielli, era, baticat, zbaticat detare.
Në fakt vetëm teknikisht uji, mund të konsiderohet i rinovueshem por realisht nuk është i tillë. Ne fakt ne jemi të fundit ne Evropë per energji te rinovueshme edhe pse kemi 300 ditë diell dhe erëra të forta. Kjo është e verteta!