Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë, Engjëll Agaçi është përfshirë ditën e djeshme në një aksident me makinë, nga ku kanë mbetur të plagosur disa persona, mes tyre edhe vetë zyrtari i lartë.
Denoncimi është bërë nga një qytetar në profilin në Facebook të ish kryeministrit Sali Berisha.
“Mbahet i fshehtë nga gjeneral Hashashi aksidenti i rëndë i Don Agaçios. Ka dhe viktima. Vetë ai eshtë plagosur”, shkruan Berisha, ndërsa publikon edhe mesazhin e qytetarit dixhital
Pershendetje Doktor, mbreme Don Agaçio, sekretari i Pergjithshem i Kryeministrit ka bere aksident me makinen e punes AA481PK Toyota, ngjarja po mbahet e fshehur nga policia, mendohet qe ka patur te plagosur, perfshire edhe vete Don Agaçion si te plagosur!