Kepi i Rodonit me koncesion/ Qeveria hap me urgjencë garën për detin

Diel, 08 September 2019 21:54

Në kulmin e debateve për efektet e koncesioneve Partneritet Publik Privat, ministria e Infrastrukturës hap një tjetër garë. Radhën nuk e kanë rrugët, por bregdeti.

Burime të Ora News kanë bërë të ditur se me propozim të pa kërkuar, parashikohet që Kepi i Rodonit të jepet me koncesion për 35 vite me qëllim ndërtimin e një porti të Jahteve. Sipas propozimit, koncesioni për portin është projektuar të ndërtohet në vijën bregdetare jugore të Gjirit të Drinit, rreth 7 km larg Kepit te Rodonit.

Ajo që të bën edhe më shumë përshtypje është periudha e lënë në dispozicion për të paraqitur dokumentet, mësohet se afati është për 30 ditë, ndërsa dokumentet duhet të jenë vetëm në gjuhën shqipe. Në këtë mënyrë përjashtohen dhe kompani të tjera të mëdha që mund të jenë të interesuara.

Koncesionet PPP janë kritikuar nga FMN dhe Banka Botërore si një rrezik për buxhetin. Për këtë arsye në fillim të vitit u propozua përmes një projektligji në parlament që të mos lejoheshin me forma të tilla duke nisur pas datës 1 korrik.

Por pas një heshtje të gjatë, mazhoranca vendosi të shtyjë afatin për këtë masë deri në 1 tetor, çka solli përplasjen e radhës me presidentin, i cili përmes një dekreti kërkoi lënien në fuqi të vendimit të parë. Me nisjen e punimeve të parlamentit, mazhoranca deklaroi se nuk do të pranojë rekomandimet e kreut të shtetit.

Fillimisht u duk se gjithçka kishte të bënte me projektet që ishin në proces, por tashmë ministria e Infrastrukturës ka hapur garën për Marina Rodon. E duket se për të mos humbur kohën afati i vënë në dispozicion për paraqitjen e dokumenteve është lënë data 6 shtator, duke lënë kështu mundësinë që gjithçka të mbyllet brenda përcaktimit të bërë prej ligjit të ri. /Ora News

https://www.scribd.com/document/424984493/Ekskluzive-Kepi-i-Rodonit-me-koncesion-Ministria-e-Infrastruktures-hap-me-urgjence-garen-per-detin#fullscreen&from_embed

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...