Kërkesa për shkarkim, Meta sot para Komisionit. Ja kush e shoqëron

Hënë, 09 September 2019 09:00

Ora 09 e 59 e kësaj të hëne kreu më i lartë i shtetit, Presidenti i Republikës do të trokasë në derën e kryesisë së Kuvendit për t'iu përgjigjur të gjitha pyetjeve të Komisionit Hetimor për kontrollin e ligjshmërisë së veprimeve në lidhje me 2 dekretet 30 qershorin dhe 13 tetorin.

Burimet bëjnë me dije se Presidenti do te shoqërohet nga një staf shume i ngushtë i këshilltarëve më të afërt. Mësohet se Presidenti do të shoqërohet nga 3 këshilltarë: Keshilltari per Sigurine, Bahri Shaqiri; Keshilltari Ligjor, Bledi Dervishaj dhe Keshilltari per Mediat, Tedi Blushi.

Kreu i Shtetit, shpjegojnë burimet mediatike, do të paraqesë disa prova që sipas presidencës përbëjnë shkelje të Kushtetutës nga ana e institucioneve në varësi të qeverisë. 

Ministria e Drejtësisë është një nga institucionet që e ka barë këtë duke mos botuar në Fletoren Zyrtare datën 13 tetor. Po kështu edhe anëtarët e PS në KQZ që nuk e morën parasysh as anulimin e datës 30 qershor dhe as datën e dytë 13 tetorin.

Fill pas mbledhjes së Komisionit javën që lamë pas Kreu i Shtetit garantoi se do të merrte pjesë për të dëshmuar para deputeteve të PS që kërkojnë shkarkimin e tij.

Komisioni parlamentar është ngritur për të vlerësuar ligjshmërinë e akteve të presidentit Ilir Meta për anulimin e datës së zgjedhjeve vendore të 30 Qershorit.

Komisioni ka marrë në ndërkohë përgjigjet e disa institucioneve të cilave ai është drejtuar, por duket se vendimtar do të jetë opinioni i Komisionit të Venecias delegacioni i të cilit mbërrin në Tiranë ditën e martë dhe ku në vizitën dy ditore do të ketë kohë për tu takuar edhe me Kreun e Shtetit.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...