Meta: Parlamenti bëri gjykim para se të nisë hetimin, votimi me një kanditat është fiktiv

Hënë, 09 September 2019 10:23

Ka nisur komisioni Hetimor për Presidentin e Republikës,

Më se i përpiktë në orar. Në orën 09:48, Presidenti Ilir Meta doli nga Presidenca së bashku me zëdhënësin Tedi Blushi dhe këshilltarin e tij. 

Sipas kreut të shtetit Parlamenti bëri gjykimin para se të niste hetimi.

 

Jam këtu në respket të institucionit.

Kreu i shtetit duhet të japë mesazh bashkëpunimi.

Të gjitha aktet mia për dekretet e zgjedhjeve janë publike, tha Kreu i Shtetit.

Të votosh me një kanditat do të thotë që votuesve u mohohet e drejta për të zgjedhur.

Votimi me një kanditat është fiktiv, tha Meta.

Dekreti ka shmangur një proces votimi jodemokratik me një kandidat.

Presidenti Ilir Meta ka dhënë para komisionit hetimor, arsyen e dytë që e ka shtyrë në anulimin e votimit të 30 Qershorit. Meta tha: “Së dyti, Shqipëria ka detyrime se ka Marrëveshjen e Stabilizim- Asociimit, që e detyron të jetë mjaft korrekte nëse dëshiron të ecë përpara me integrimin evropian, me çeljen e negociatave.

Kjo marrëveshje që është në fuqi midis Shqipërisë dhe BE e bën të qartë se duke marrë parasysh angazhimin e palëve “.. .për rritjen e lirive ekonomike për të respektuar shtetin e së drejtës dhe parimet demokratike nëpërmjet një sistemi shumëpartiak me zgjedhje të lira dhe të ndershme...”

 

Se çdo të thotë “zgjedhje të lira dhe të ndershme”, është shumë e qartë dhe vlen vendimi i Gjykatës së Strasburgut që është i detyrueshëm për Shqipërinë që ka MSA-në me BE-në.

Pra, përveç Kushtetutës, kemi këtë Konventë, MSA që  e detyron Presidentin të mbrojë të drejtën e zgjedhjeve të qytetarëve shqiptarë, të kuptojnë dallimin midis votimit dhe zgjedhjeve. “

 

Modifikuar më Hënë, 09 September 2019 10:28
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...