Meta: Deri në vitin 2022, Presidenca do jetë kështjellë e pamposhtur në mbrojtje të Kushtetutës

Hënë, 09 September 2019 17:25

Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas dëshmisë sot përballë Komisionit Hetimor, ngritur për të verifikuar zbatimin e kompetencave kushtetuese të Presidentit të Republikës lidhur me dekretimin dhe zhdekretimin e datës 30 qershor të zgjedhjeve lokale.

Në facebook, Meta shkruan se do të jetë në presidencë deri më datë 24 korrik 2022, dhe se deri në këtë datë institucioni i Presidentit do të jetë një kështjellë e pamposhtur në mbrojtje të Kushtetuës dhe demokracisë në vend.

“Shumë i lumtur që m’u dha sot mundësia të kthehem në Parlament pas një mungese gati dy vjeçare, për të rikonfirmuar edhe njëherë se deri në 24 korrik 2022, Institucioni i Presidentit do të jetë një kështjellë e pamposhtur në mbrojtje të Kushtetutës, demokracisë, pluralizmit, interesit kombëtar dhe atij publik, me qëllimin e vetëm anëtarësimin e shpejtë dhe pa vonesa të Shqipërisë në Bashkimin Europian”, shkroi Presidneti Meta në facebook.

 

Login to post comments