Denoncimi/ Prokurori i dosjes 184 është mik i kriminelëve dhe vasal i Ulsi Manjës!

Hënë, 09 September 2019 18:47

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka postuar në rrjet denoncimin e një qytetari kundër prokurorit të dosjes 184, për të cilin thotë se është mik i kriminelëve dhe vasal i Ulsi Manjës.

Sipas denoncuesit, bëhet fjalë për prokurorin Rifat Kojku, i cili ka lënë të lirë shtetasin E. Delishi, që plagosi me thikë një qytetar të Peshkopisë.

Postimi i ish-kryeministrit Sali Berisha"

Prokurori i dosjes 184 eshte mik i krimineleve dhe vasal i Ulsi Manjes!

Ai liroi vrasesin!

Keto dite ai la te lire kriminelin E. Delishi, i cili theri dhe beri per reanimacion nje qytetar ne Peshkopi.

Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital. sb

Doktor pershendetje. Ndjese per orarin por duke ndenjur dhe menduar, me erdhi nder mendje tju jap nje informacion per Prokurorin ordiner dhe rishfretaxhi Dibra ka sot ne detyre, ku me sa kam degjuar ka mare persiper dhe dosjen 184 e shitblerjes se votave ne bashkepunim Polici-Shish- sistem drejtesie pa lene pas dhe grupin e ristrukturuar kriminal qe eshte pagezuar me emrin ” Rilindje” !
Para kater ditesh ne nje feste ne Qytetin e Peshkopise ne pret e mbremjes ka ndodhur nje plagosje me thike, ku i demtuari ndodhet ne renimacion ne Spitalin Ushtarak, kurse Prokurori i Rilindur Rifat Kojku ka dhene vendim ndaj autorit duke e lene te lire E. Delishin pa e nxjere ne mase Sigurie, procedure qe ligjerisht nuk ka asnje mundesi te anashkalohet, por Prokurori Kojku e ka anashkaluar pasi ka mbrojtje nga kupola e Rilindjes shokun e Rilindur Ulsi Manje , ku kane nje te shkuar jo te pa njohur per Dibren, pasi kane arshivuar dhe mbyllur jo nje dosje por me dijenine time mbi pese dosje ku ka patur viktima dhe me autore, por keta ishin profesioniste por kane lidhje miqesie, dhe perdorja e ketij Prokurori te pa moralshem jep drejtesi pa lexuar kodin penal por zbaton verberisht urdherat e Ulsiut ose Eurot pasi leket Shqiptare nuk i njeh me.
Ju drejtova juve per ta bere publike pasi rasti do jete i lexueshem per kedo qe eshte perfshire ne kete konflikt, pasi mbyllja e konfliktit dhe nese do ishte e justifikuar, ligji nuk te jep te drejten pasi arma e ftohte ( thika) eshte e ndaluar te mbahet ne ambiente publike apo ne trup, dhe ndeshkohesh nese kapesh me te tilla arme te ftohta, por personi plus armembajtjes ka kryer dhe vepren penale me ate arme.
Doja ti kujtoja ketij halabakun qe mban postin zyrtar ate te Prokurorit, qe ndeshkimi nga drejtesia dhe vetingu dhe mundet te mbrohet nga Ulsi Manja, por rasti ne fjale nuk do jete i sukseshem pasi tani nga ligj zbatues eshte kthyer ne kundershtar i te demtuarit pasi ka mare dhe parate per te liruar autorin, por kjo nuk mundet te jete shume e tolerueshme pasi autori sipas informacioneve te vertetuara nga ana ime eshte dhe nipi i oficerit te Shishit ne Diber Sami Delishit.
Dhe e nesermja qe me siguri do ndodhe do shkruajne dhe hetojne per konflikt per shkak te detyres nese ketyre zyrtareve ju ndodh ndonje aksident, por nuk kujtohen ti ndeshkojne kur keta hiena shkelin ligjin qe ose jua kerkon Rilindja ose kur paraja ploteson kuoten qe ata kane vendosur sipas vepres kriminale qe kruhet.
Ju pershendes Doktor, besoj se do degjosh mbi kete rast.

Modifikuar më Hënë, 09 September 2019 20:31
Login to post comments