LAJMI I FUNDIT/ Prokuroria kërkon 12 vite burg për Saimir Tahirin

Tuesday, 10 September 2019 10:25

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar 12 vite burg për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.

Prokuroria dha sot pretencën për Tahirin, teksa në seancë ishte i pranishëm edhe ish-ministri, së bashku me avokatin e tij, Maks Haxhia.

Ndërkohë, në seancën e fundit para pushimeve verore, Gjykata e Krimeve të Rënda pranoi kërkesën e ish-ministrit Saimir Tahiri, për gjykim të shkurtuar. Kjo bën që ish-ministri të përfitojë ulje me 1/3 e dënimit, duke bërë që Prokuroria do të kërkojë 8 vite burg, si dhe hetimi të bëhet vetëm me provat e mbledhura deri në datën e pranimit të kërkesës.

Tahiri, së bashku me Jaeld Celën, ish-drejtor i Policisë së Vlorës, Sokol Boden, ish-oficer policie, dhe Gjergj Kohilën, ish-oficer policie, akuzohen për “trafikim i narkotikëve” në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “kryerja e veprave penale nga organizata kriminale”, “grup i strukturuar kriminal”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...