Së fundmi, në korrik 2019, Kuvendi miratoi dy ligje për miratimin e kontratave kocesionare/PPP. Ligjin nr. 51/2019 për miratimin e kontratës së koncesionit/PPP për projektimin, ndërtimin dhe mirëmbajtjen e rrugës Porti i Jahteve – By pass – Orikum – Dukat (Ura e Shën Elizës), dhe ligjin nr. 52/2019 për miratimin e kontratës së koncesionit/PPP për projektimin, ndërtimin dhe mirëmbajtjen e segmentit rrugor Milot – Balldren.
Të dyja këto dy ligje u kthyen për rishqyrtim në gusht 2019 nga Presidenti i Republikës përmes dekreteve të tij nr. 11254 dhe nr. 11255 dhe ato do të votohen sërish nëKuvend ditën e enjte më datë 12.09.2019.
Po përse kontratat koncesionare/PPP të rrugëve Orikum – Dukat dhe Milot – Balldren po kalojnënë Kuvend në formën e ligjeve dhe përse Kuvendi ka marrë një rol të tillë miratues të këtyre kontratave kur normalisht ato duhet të miratoheshin nga vetë Këshilli i Ministrave
Pak kush e di dhe pak kush mund ta besojë që roli i Kuvendit si miratues i këtyre dy kontratave i është kaluar atij me VKM dhe jo me ligj dhe i gjithë procesi i shqyrtimit dhe miratimit në Kuvend të këtyre kontratave koncesionare bie ndesh me rolin monitorues që Kuvendi duhet të luajë sipas përcaktimeve të bëra në Direktivën 2004/18/EC[1] të Parlamentit Evropian dhe të Këshillit të 31 marsit 2004.
Në Prill të vitit 2013, Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin nr. 125/2013 “Për koncesionet dhe partneritetin publik privat”, i cili shprehej që ky ligj do të përafronte kuadrin rregullator shqiptar me Direktivën 2004/18/EC të Parlamentit Evropian dhe të Këshillit të 31 marsit 2004 “Për dhënien e kontratave të koncesionit”.
Por çfarë parashikohet në Direktivën 2004/18/EC në lidhje rolin që duhet të luajnë Parlamentet përsa i përket kontratave koncesionare?
Sipas përcaktimit të bërë në pikën 2, të nenit 45, të Direktivës 2004/18/EC, Parlamentet dhe komisionet e tyre përkatëse, konsiderohen si niveli i dytë dhe final i monitorimit përsa i përket shqyrtimit të shkeljeve në dhënien e kontratave të koncesionit, sidomos në rastet kur shkeljet përbëjnë në vetvete raste të mashtrimit, korrupsionit apo konfliktit të interesit.
Në fakt ligji nr. 125/2013 “Për koncesionet dhe partneritetin publik privat” nuk përmban asnjë përcaktim përsa i përket funksionit monitorues të Kuvendit kundrejt shkeljeve që mund të konstatohen në dhënien e kontratave koncesionare. Prandaj, në këtë aspekt,nuk mund të thuhet qëligji nr. 125/2013 bie ndesh me përcaktimet e bëra në Direktivën 2004/18/EC.
Por, Qeveria, me VKM nr. 174, datë 27.3.2019 ka vendosur që të bëjë disa ndryshime në VKM nr. 634, datë 1.10.2014 “Për miratimin e rregullave për vlerësimin dhe dhënien me koncesion/PPP të punëve publike dhe shërbimeve për ndërtimin, operimin, mirëmbajtjen dhe rehabilitimin e rrugëve nacionale”, përmes të cilave Kuvendi kalon nga një institucion monitorues (që duhet të ishte sipas përcaktimeve të bëra në Direktivën 2004/18/EC) në një institucion miratues, pjesë kulmore e zinxhirit të miratimit të një kontrate koncesionare.
Po si mundet Qeveria ti caktojë Kuvendit me VKM detyrën e miratimit të kontratave koncesionare/PPP? A bazohet VKM nr. 174, datë 27.3.2019 në ndonjë përcaktim ligjor të bërë në ligjin nr. 125/2013 “Për koncesionet dhe partneritetin publik privat” ku shprehimisht Kuvendit ti caktohet detyra e miratimit të kontratave koncesionare/PPP apo thjesht për faktin që Qeveria ka të drejtë të nxjerr VKM mund të përcaktojë në to çfarëdolloj procedure dhe kompetence dhe për cilindo institucion pavarësisht rolit të tyre dhe hierarkisë kushtetuese?
Si mundet Qeveria që me VKM të kalojë Kuvendin nga një institucion monitorues në miratues të kontratave koncesionare/PPP?A mund të thuhet më që ligji nr. 125/2013 “Për koncesionet dhe partneritetin publik privat”, është në përputhje me Direktivën 2004/18/EC të Parlamentit Evropian dhe të Këshillit të 31 marsit 2004 “Për dhënien e kontratave të koncesionit” kur me VKM Qeveria transformon rolin që duhet të luajë Kuvendi sipas Direktivës?
Si mundet Kuvendi ta pranojë një fakt të tillë dhe të angazhohet në një proces shqyrtimi e miratimi të këtyre kontratave koncesionare/PPP kur vetë Kuvendi në miratimin e ligjit nr. 125/2013 “Për koncesionet dhe partneritetin publik privat” nuk ka parashikuar asnjë rol për veten e tij?
N.q.s. Kuvendi nuk i jep vetes së tij detyra apo kompetenca me ligj si mundet më pas të pranojë kompetencat e caktuara me VKM nga Qeveria?
Sigurisht, Qeveria mund ta argumentojë këtë përcaktim nënligjor të bërënga ana e saj në VKM nr. 174, datë 27.03.2019 me arsyetimi që meqënëse kontratat koncesionare i përcillen për miratim Kuvendit si projektligje është normale që Kuvendi të evidentohet në VKM si një institucion miratues.
Në fakt,po ti referohemi Kushtetutës, në nenin 118 të saj përcaktohet që aktet nënligjore (në rastin konkret VKM nr. 174, datë 27.03.2019) jo vetëm që duhet të nxirren nëbazë dhe nëzbatim të një ligji (në rastin konkret ligji nr. 125/2013 “Për koncesionet dhe partneritetin publik privat”) por ligji autorizues për nxjerrjen e aktit nënligjor duhet të përcaktojëvetëçështjen që duhet rregulluar.
Po ti referohemi përcaktimeve të bëra në ligjin nr. 125/2013, në asnjë nen të tij nuk përcaktohet që kontrata e koncesionit/PPP miratohet me ligj nga Kuvendi i Shqipërisë.
Neni 5, pika 1, shkronja ‘j”, dhe pika 2, të ligjit nr. 125/2013 “Për koncesionet dhe partneritetin publik privat”, të cilin Qeveria e përdor si bazë ligjore në nxjerrjen e VKM nr. 174, datë 27.03.2019, nuk nënkupton që Qeveria të dalë me VKM jashtë rregullave, procedurës dhe strukturës së përcaktuar në ligjin nr. 125/2013. N.q.s. Qeveria me VKM vendos që Kuvendi të miratojë kontratat koncesionare/PPP të hartuara prej saj, ndërkohë që ligji nr. 125/2013 nuk parashikon asnjë rol për Kuvendin atëherë Qeveria nuk ka nxjerrë një VKM por një ligj.
Po përse Qeveria në fund të Marsit 2019, vendos që me VKM nr. 174, datë 27.03.2019 tëcaktojë si institucion miratues të kontratave koncesionare/PPP Kuvendin kur më parë me VKM nr. 160, datë 1.3.2017 kishte përcaktuar si institucion miratues të këtyre kontratave Këshillin e Ministrave?
Ndryshimi shpjegohet me faktin që pas Janarit 2019, me braktisjen e mandateve të deputetit nga opozita, Qeverisë ju krijuan të gjitha kushtet optimale për ti kaluar pa më të voglin shqetësim në Kuvend kontratat e koncesionit/PPP në formën e një projektligji për të shmangur kështu çfarëdolloj përgjegjësie në të ardhmen në lidhje me shkeljet që mund të konstatohen në procedurat e ndjekura për hartimin dhe miratimin e këtyre kontratave.
Miratimi nga Kuvendi dhe jo nga Këshilli i Ministrave shmang Kryeministrin, ministrat dhe ish-ministrat nga përgjegjësia në lidhje me shkeljet që mund të konstatohen në të ardhmen në lidhje me kontratat koncesionare/PPP dhe që pritet të dalin shumë shpejt nga auditimi i Kontrolli të Lartë të Shtetit.
Votimi si anëtar të Këshillit të Ministrave ndryshon nga votimi si deputetë të Kuvendit pasi sipas përcaktimeve të bëra në pikën 1, të nenit 73, të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, deputetët nuk mbajnë përgjegjësi për votat e dhëna në Kuvend.
Kjo është edhe arsyeja që Qeveria, që pas largimit të opozitës nga Kuvendi vendosi ta shfrytëzojë Kuvendin dhe imunitetin që garanton neni 73 i Kushtetutës për votën e deputetëve për të miratuar përmes një procesi në dukje ligjor,por të stisur me VKM, shkeljet e shumta që janë gatuar prej saj në lidhje me kontratat koncesionare.
Madje aq tinëzare dhe paranojake duket kjo strategji e Qeverisë saqë Kryeministri nuk figuron që as të ketëprezent dhe votuar në Kuvend dy kontratat koncesionare/PPP Orikum – Dukat dhe Milot – Balldren ndërsa Zv. Kryeministri nuk ka pranuar të votojë për këto dy kontrata, megjithëse ka qenë prezent dhe ka votuar për 16 projektligjet e tjera të votuara më datë 18.07.2019.
Mjaftueshëm guxim për të kryer një megavjedhje në ditët e fundit por tepër frikë për të votuar në Kuvend si të ligjshme këtë vjedhje.