Ja një nga njerëzit e Rajshtangut

Tuesday, 10 September 2019 18:43

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka reaguar në “Facebook” pas takimit që ka pasur me një delegacion të Komisionit të Venecias. Lleshaj me anë të një statusi në rrjetet sociale shprehet se iu ka komunikuar zyrtarëve të Komisionit të Venecias se nuk u lejua asnjë lloj skenari apokaliptik, që dëshirohej nga politikanë të caktuar në vend.

Por duhet theksuar fakti që njerez Sandër Lleshaj në krye të institucioneve të vendit janë me pasoja apokiliptike për të ardhmen e  vendit. Të paktën Lleshaj në detyrën që ka mbajtur si ministër i brendshëm si dhuratë nga kreu i organizatës Rilindje një anëtari të “bandës”, një ushtari të bindur i Ramës ka treguar se jo vetëm nuk ka perfomuar por veç të këqija i ka sjell këtij vendi. Sjellja e tij prej kamikazi në raport me qytetarët shqiptarë është treguesi më i qartë i një ministri në detyrë i cili merr porosi politike për ty sjell kundër një pjese të popullësisë që proteston dhe është kundra politikave të Rilindjes.
Sandër Lleshaj është një askush. Nga kompleksi i inferioritetit, çështjet e dhunës i ka me probleme si në kohën e diktaturës. Edhe tani mediokrit, mjeranët inferiorët për nga egërsia ia kalonin çdo lloj shefi dhe ktheheshin në xhelatë. Më këtë sjellje, më këtë format që është paraqitur ndaj shqiptarëve, Sandër Lleshaj e bën dhe Taulant Ballën jo Rilindas për nga pathosi që ndjekë Ramën. Është ky një ndër skenarët e mundshëm për djegien e parlamentit

  

Modifikuar më E mërkurë, 11 September 2019 09:29
Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...