Kuvendi i rrëzon dekretet, reagon presidenca: Ftohet e Çmendura E. të lexojë ...

E Enjte, 12 September 2019 15:52

Deputetët ushtarë të Edi Ramës në Kuvend kanë vendosur që të rrëzojnë dreket e kthyera nga presidenti, për koncesionet, rezervat e shtetit, qeverisjen vendore, etj.

Pas këtij votimi, ka ardhur dhe reagimi i presidencës me anë të zëdhënësit Tedi Blushi.

 

Me një mesazh në Facebook, Blushi shkruan se ‘ftohet e Çmendura E., për të lexuar raportin e OSBE-ODIHR, në lidhje me kushtetushmërinë e dekreteve’.

 

Reagimi i zëdhënësit të presidentit, Tedi Blushi:

E ftojmë të Çmendurën E. të lexojë raportin final të OSBE/ODIHR për dekretin kushtetues të Presidentit Meta dhe sjelljet antikushtetuese të Kuvendit, KQZ dhe Kolegjit Zgjedhor, që i provojnë të gjithë botës demokratike kapjen e shtetit nga Rilindja moniste.

Klithmat anti-presidenciale të porositura sot me urgjencë duan të spostojnë vëmendjen nga miratimi kokëfortë i PPP-ve më të shtrenjta në botë, në kundërshtim me Kushtetutën, ligjin dhe interesin publik, dhe në kurriz të qytetarëve shqiptarë.

Login to post comments