Kryeministri Edi Rama ndodhet në samitin e vendeve të Vishegradit në Pragë për të përfaqësuar Shqipërinë në takim së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor.
Në këtë takim, Rama sërish ka zgjedhur që të veshë atlete të bardha ndryshe nga sa jemi mësuar në takime të liderave të vendeve të cilët zgjedhin veshjet klasike.
Nuk është hera e parë që Kryeministri zgjedh të veshë atletet e bardha pasi edhe në takime të tjera të niveleve të larta zgjedh të veshë atlete në vend të këpucëve duke i kombinuar me kostumin zyrtar.
Edi Rama shkoi në samitin e Pragës me atlete të bardha dhe del me këpuce të kuqe. Në fakt vetëm atletet i kanë mbetur për faktin se ai kudo që shkon në ato pak vende tashmë sepse është thuajse i izoluar, mashtron lart e poshtë për integrimin kur e di shumë mirë në vendin tonë është rekord krimi e korrupsioni, dy kritere të cilat janë të pakapërcyeshme për kancelaritë perëndimore