Zëdhënësi i Presidencës, Tedi Blushi, ka reaguar sot ndaj rrëzimit nga PS të kandidaturave për Kryetar të Kontroll të Lartë të Shtetit.
Duke ju përgjigjur deklaratave të Sekretarit të PS-së, Taulant Balla, i cili tha se kandidaturat që ka sjellë kreu i shtetit janë të papërshtatshme, Blushi shprehet se Presidenca e ka të pamundur të gjejë kandidatë për KLSH-në që të jetë i dënuar për trafik droge apo prostitucion.
“Tao Tao ka të drejtë që kandidaturat e propozuara nga Presidenti Meta për Kryetar të Kontrollit të Lartë të Shtetit janë të papërshtatshme, pasi asnjë prej tyre nuk ka qenë i dënuar më parë jashtë vendit për trafik droge, trafik prostitucioni apo vjedhje banesash. Po kështu asnjë prej tyre nuk e ka marrë diplomën e shkollës së lartë, pa bërë fare të mesmen. Presidenti Meta është i paaftë të propozojë kandidatë me rekorde kaq pozitive që do garantonin hapjen e negociatave në 18 tetor 2019 me ovacione nga të gjitha vendet anëtare”,- deklaron Tedi Blushi në një postim në Facebook.