Berisha: Jemi në qetësinë para shtrëngatës së madhe, Rama më kujton Çausheskun

E Enjte, 12 September 2019 21:48

Ish kryeministri Sali Berisha paralajmëroi situatë jo të qetë në javët në vazhdim. Duke iu referuar asaj që pritet të ndodhë me politikën shqiptare dhe me situatën e krizës ekonomike dhe politike, Berisha solli rastin e  Çausheskut që sipas tij i kujton Ramën sot.

Berisha: Në vlerësimin tim, vendi ndodhet në një periudhë qetësie para një shtrëngate të madhe. Është një qetësi që po vlon. Termometri i pakënaqësisë shënon nivelet më të larta. Çausheskut i shkon një miku im dhe i tha ke marrë fund. Tre javë para i tha tani tërhiqu. Dhe i tha në asnjë mënyrë, unë e kam çdo gjë në rregull. Kështu thotë edhe Rama.

Login to post comments