6 kushtet e Gjermanisë ndaj Ramës/ Nga Kodi Zgjedhor te hetimi i lidhjeve të politikës me krimin

Premte, 13 September 2019 17:12

Gjermania pritet të bllokojë aspiratat e Shqipërisë për në Bashkimin Europian duke vendosur parakushte të forta për hapjen e negociatave në muajin tetor.

Mediet gjermane, të cilat kanë parë nga afër draftvendimin që deputetët e Bundestagut do të votojnë më 27 shtator, raportojnë se kushte paraprake do të jenë reforma zgjedhore dhe funksionimi në tërësi i sistemit të drejtësisë.

Për koalicionin qeveritar të CDU-CSU dhe socialdemokratët, problem mbeten edhe lidhjet mes politikës dhe botës së krimit.

Për këtë arsye do të kërkohet që kapitujt e negociatave të hapen nëse verifikohet më parë një progres domethënës në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në të gjitha nivelet, dhe nëse vijon ndjekja penale ndaj gjykatësve dhe prokurorëve të dyshuar për lidhje me mafien.

Letra e Roth

Në ditën kur kryeministri Edi Rama ndodhet në Gjermani ku është takuar me kancelaren Merkel per te lobuar per çeljen e negociatave, SYRI TV siguron ekskluzvisht letrën që Ministri gjerman për Evropën Michael Roth i dërgon Bundestagut në lidhje me vendimin për negociatat e Shqipërisë me BE-në. Në këtë letër, që Roth i dërgon Bundestagut saktësohet qëndrimi i qeverisë gjermane, që kërkon një vot pro çeljes së negociatave por me kushte dhe kushti kryesor është Reforma Zgjedhore për garantimin e zgjedhjeve të lira.

Vitet e fundit, vendi ka filluar reforma të gjera, veçanërisht në fushën e drejtësisë. Nga këndvështrimi i Qeverisë Federale, bilanci i përgjithshëm i reformave në Shqipëri mbështet hapjen e negociatave të pranimit. Mbetet e rëndësishme që Shqipëria të mbetet e përkushtuar në kursin e reformës, edhe pas hapjes së negociatave. Për të zbatuar kursin e reformës në një mënyrë të përqendruar kundër presionit politik nga brenda dhe jashtë,

Qeveria Federale beson që kushtet shtesë duhet të përmbushen para hapjes se negociatave, veçanërisht zbatimi i reformës zgjedhore

Por duket se ky nuk eshte kushti i vetem qe Gjermania kërkon ti vendoset Shqipërisë. Nga ana e qeverisë Gjermani kërkohet gjithashtu edhe ngritja e menjehershme e Gjykatës Kushtetuese, institucioneve të reja të drejtësië dhe ndjekja penale e gjyqtarëve e prokurorëve të shkarkuar nga Vetingu.

Fillimi i procedurave penale kundër gjyqtarëve dhe prokurorëve të cilët akuzohen për sjellje të ndëshkueshme në të ashtuquajturin proces verifikimi; krijimi i Strukturës Speciale për Luftimin e Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK); përpjekjet e rritura për të siguruar funksionimin e Gjykatës Kushtetuese, Gjykatës Supreme dhe SPAK duke pajisur ata me një numër të duhur të gjyqtarëve dhe prokurorëve; të bëjë përparim solid në ndërtimin e një rekordi në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në të gjitha nivelet; progres i prekshëm perfshire në reformën administrative. Kuadri i negociatave duhet të sigurojë që Këshilli të përcaktojë secilën nga këto kushte.

Sipas qeverisë gjermane çelja e negociatave është e domosdoshme për vijimin e reformave në fushën e sundimit të ligjit me hapjen e kapitujve 23 dhe 24.

Për të trajtuar sfidat e vazhdueshme, veçanërisht në fushën e sundimit të ligjit, Qeveria Federale gjithashtu e konsideron të domosdoshme hapjen e negociatave me kapitujt prioritarë për sundimin e ligjit (Kapitulli 23 Drejtësia dhe të drejtat themelore dhe Kapitulli 24 Drejtësia, liria dhe siguria) dhe për të bërë përparim të mëtejshëm në negociatat në varësi të progresit në këto kapituj. Shqipëria, si vendet e tjera kandidate për anëtarësim në procesin e negociatave, gjithashtu do të kërkohet të paraqesë plane veprimi për reformat, zbatimin e i të cilave Komisioni Evropian do ta rishikojë dhe raportojë vazhdimisht.

Me tej ne leter theksohet se Presidenca finlandeze e BE e ka sqaruar se dëshiron të shpejtojë vendimin për hapjen e negociatave të pranimit dhe, në përputhje me konkluzionet e Këshillit të 18 qershorit 2019, "kërkon të arrijë në BE sa më shpejt të jetë e mundur dhe jo më vonë se tetori 2019.

Kushtet e Gjermanise per negociatat

- Reforma zgjedhore

- Procedimi i gjyqtareve te shkarkuar

- Krijimi i SPAK e BKH

- Funksionimi i Gjykatës Kushtetuese

- Funksionimi i Gjykates Supreme

- Perparim ne luften kunder korrupsionit

- Rezultate ne goditjen e Krimit te Organizuar

- Progres në reformën administrative

Modifikuar më Premte, 13 September 2019 23:38
Login to post comments