Gjatë pjesëmarrjes në një aktivitet në Akademinë e Shkencave, Presidenti Ilir Meta dha një tjetër mesazh të koduar. Teksa kujtoi ngjitjen në malin e Korabit gjatë kësaj vere, kreu i shtetit tha se prej andej mund të krijosh një vizion strategjik.
“Po kështu jam shumë i lumtur që u ngjita në majën e Korabit, sepse nga Korabi krijon një vizion më strategjik. Jo për Dibrën e Shqipërinë, por për të gjithë rajonin.
Pasi shkova në Korab mësova dy gjëra. E para, mësova që Korabi nuk ka vetëm majën më të lartë, por ka 3 ose 4 majat më të larta të Shqipërisë e pastaj vjen Jezerca.
Së dyti, mësova diçka tjetër për të cilin u habita, kur lexova atje 2764 metra, sepse ne e kemi lexuar gjithmonë shifrën 2751 metra i lartë.
Pra, Korabi ishte “rritur” kështu që kjo është shenjë e mirë, sepse më mirë të rritet mali se sa të zbresë, aq më tepër që edhe unë vij nga një trevë malore dhe kam dëgjuar shpesh atë urimin që bëhet ‘malet tona më të larta’”, tha Meta.