Presidenti Ilir Meta, një një intervistë për gazetarin Çim Peka, në “Syri TV”, ka komentuar vizitën e kryeministrit, Edi Rama në Gjermani ditën e sotme dhe takimet në Berlin.
Duke komentuar edhe deklaratën e Ramës pas vizitës Meta jo pa ironi tha se “Jam shumë i lumtur për këtë takim shumë të mrekullesuehnm të Ramës me Merkel por meqënëse Gjermania ka pasur një kancelar që pas Rajshatagut, Gjermania nuk e ka edhe aq të fortë kancelaren sa çe kemi në kryeministrin që raportot me kryeministn me Parlemtyo. Në fund fare vendimi merret nga Bundestagu dhe Bundestaigu i ka bërë të gjitha përpjekjet maksimale që ti japë më qershor por në tetor. Unë shpresoj që të gjithë këto kushte të jenë realizuar dhe të hapim gotën e shampanjës”,- tha Presidenti Meta.
Meta ka folur edhe nëse ka qenë ne trysni nga ndërkombëtarët për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit. “Së pari e kam bërë të qartë unë nuk trysnohem as brenda dhe as jashtë as nga fuqi madhore bërthamore përvecese nga përgjegjësië që kam si President i Republikës përpara shqiptarëve. Nuk ka asnjë lidhje me asnjë faktor të huaj. Ka lidhje vetëm me situatën që ishte vendi. Jemi një vend që duhet të anëtarësohet në Bashkimin Evropian. Ku garantimi i zgjedhjeve të lira është një kusht i panegociueueshëm. Edhe pa këtë raport të OSBE kishim problem. Kishim problem me dosjet që kishim prej vitesh ku nuk është marrë asnjë hetim serioz“,- tha Presidenti Meta.