AKU ka njoftuar ditën e sotme që në portin e Durrësit janë bllokuar 27 ton ‘fileto pule’ nga Brazili pasi rezultoi me ngarkesë mikrobiologjike salmonelë si dhe kafe kokërr e papjekur 19.2 ton pasi nuk përmbushte kërkesat ligjore të sigurisë ushqimore.
AKU njoftoi se gjatë kontrolleve në PIK Durrës, inspektorët konkluduan se 2 ngarkesa me produkte importi ishin të pasigurta për konsum human dhe si rrjedhojë vendosën kthimin e tyre në vendin e origjinës, më konkretisht:
Ngarkesa me sasinë 27 ton “Fileto pule” nga Brazili, importuar nga subjekti “AMG shpk”, nuk përmbushte kërkesat ligjore të sigurisë ushqimore, pasi rezultoi me ngarkesë mikrobiologjike (analizat evidentuan prezencë Salmonella spp).
Ngarkesa me sasinë 19.2 ton “Kafe kokërr e papjekur” nga Brazili, importuar nga subjekti “Neë Century Ltd”, nuk përmbushte kërkesat ligjore të sigurisë ushqimore, pasi kishin mangësi në dokumentacionin shoqërues (certifikata fitosanitare nuk ishte lëshuar nga autoriteti zyrtar i vendit të origjinës, siç parashikohet në ligj).
Gjithashtu nga kontrollet e ushtruara në terren ka rezultuar se disa subjekte ushtronin aktivitetin në kundërshtim me kërkësat ligjore. AKU ka gjobitur subjektin e njohur ‘Conad’ për një sasi produkti ‘Orizi’ me përmbatje substance të paautorizuar në vendin tonë.
Për shkeljet e konstatuara, trupa inspektuese mori masat administrative të mëposhtme:
“Gjobë” me vlerën 2,000,000 lekë (për importim të ushqimeve në kundërshtim me ligjin),
“Gjobë” me vlerën 200,000 lekë (për mungesë të sistemit të gjurmueshmërisë),
“Tërheqja e menjëhershme e produktit nga tregu”, me qëllim asgjësimin e tij.
Subjekti “Big Rrogozhina” me aktivitet “Supermarket”, Rrogozhinë, ushtronte aktivitetin i papajisur me licencën përkatës, gjithashtu u konstatuan produkte të paetiketuara në gjuhën shqipe (oriz, makarona etj).
Për shkeljet e konstatuara, trupa inspektuese mori masat administrative të mëposhtme:
“Gjobë” me vlerën 1,500,000 lekë (mosdisponim licence për ushtrim aktiviteti).
“Gjobë” me vlerën 100,000 lekë (mungesë e planit/manualit të vetëkontrollit),
“Gjobë” me vlerën 50,000 lekë (etiketim në kundërshtim me ligjin).
Subjekti “Big Vasil Shanto” me aktivitet “Supermarket”, Tiranë, inspektuar pas indicios së ardhur nga qytetarët, ushtronte aktivitetin në kushte të papërshtatshme higjeno-sanitare (produktet mbaheshin të pasistemuara, të mbivendosura dhe të pandara nga produkte të tjera, raftet kishin prani ndryshku, produktet e sigurta për konsum ruheshin në të njëjtin ambjent me ato të pasigurta (rrezik i mundshëm për kontaminim), tregtonte produkte me afat të kaluar përdorimi (Coca-Cola), si dhe nuk dispononte sistemin e gjurmueshmërie.
Për shkeljet e konstatuara, trupa inspektuese mori masat administrative të mëposhtme:
“Gjobë” me vlerën 500,000 lekë (mungesë të kushteve higjeno-sanitare),
“Gjobë” me vlerën 500,000 lekë (hedhje në treg të produkteve me afat të kaluar përdorimi),
“Gjobë” me vlerën 200,000 lekë (mungesë të sistemit të gjurmueshmërisë),
“Gjobë” me vlerën 200,000, lekë (veprim në kundërshtim me përgjegjësitë e Operatorit të Biznesit).