Digjet 1 ha ullishtë gjatë natës në Samurr të Elbasanit. Burime zyrtare konfirmuan për gazetarin e ‘News24’ dhe ‘BalkanWeb’ Fatmir Popja se vatra e zjarrit u shfaq rreth orës 22:00 dhe u izolua rreth orës 01:30 të mëngjesit të kësaj të diele. Për shuarjen e flakëve u aktivizuan 13 punonjës të shërbimit zjarrfikës të Elbasanit dhe dhjetra banorë të zonës. Zjarri pati përhapje me shpejtësi në një sipërfaqe mjaft të madhe duke shkaktuar dëme të konsiderueshme.
Dyshohet se zjarri ka qenë i qëllimshëm, ndërsa policia po heton për të identifikuar autorët dhe kapjen e tyre.