VIDEO/Basha: Rama premtoi shëndetësi falas, por me oligarkët vodhi 385 mln euro

Diel, 15 September 2019 20:15

Kreu i opozitës Lulzim Basha ka publikuar një video me denoncime në lidhje me shëndetësinë falas të premtuar nga Edi Rama, por që asnjëherë nuk u bë e tillë.

Basha shkruan në faqen e tij në Facebook se në vend të shëndetësisë falas, Rama bashkë me oligarkët vodhi 385 milionë euro.

 

Denoncimi i plotë i kreut të PD-së, Lulzim Basha:

 

Premtoi shëndetësi falas por bashkë me oligarkët vodhi 385 milionë euro.

Sot shqiptarët paguajnë më shumë për shëndetësinë por në spitale mungojnë ilaçet bazë dhe në farmaci tregtohen ilaçe të skaduara.

Ndërsa njerëzit dergjen pa shërbim nëpër spitale me kushte mizerabël, artisti i vjedhjes dhe mashtrimit përdor pushtetin për pasurim dhe qejfe personale.

#ShqipëriaSiEuropa #HajdutiPsiqik #RamaIk

 

Login to post comments