Ish-Kryeministri Sali Berisha nëpërmjet një postimi në Facebook ka uruar sot të gjithë nxënësit me rastin e ditës së parë të shkollës.
Postimi i plotë
Nje urim te perzemert per nxenesit, prinderit, mesuesit e tyre ne diten e pare te shkolles!
Nje urim te perzemerta per te gjithe nxenesit, shkollaret e vendit ne tersi dhe voglushet e klases se pare ne veçanti qe ulen sot ne bankat e klasave te tyre dhe nisin vitin e ri shkollor 2019-2020.
Le te jete per ta nje vit plot shendet, energji dhe suksese ne garen e tyre fisnike te dijes.
Gjithashtu nga zemra le te urojme mesuesit e vendit, te cilet nisin vitin e ri shkollor me nje rroge 15% me te ulet se sa gjashte vite me pare, te injoruar nga narkoshteti, te perçmuar dhe me kolege militant te partise kanabiste, shume prej te cilve te padenje per te hyre ne shkollat tona, qe ne vend te dijeve iu shperndajne droge femijeve tane.
Nje urim te veçante per te gjithe prinderit qe percjellin femijet e tyre ne diten e pare te shkolles dhe qe per dhjetra mijra prej tyre kushtet e ekonomike dhe siguria e femijeve te tyre behen gjithnje e te veshtira e me problematike.
Kjo dite e rendesishme ne jeten e femijeve tane eshte gjithashtu nje ftese per çdo shqiptar per te permbysur sa me pare rregjimin e mafies se droges dhe kakistokracise ne Shqiperi.
Urime dhe suksese per te gjithe femijet, mesuesit dhe prinderit e Shqiperise! sb