‘Në Shkodër situata e rëndë, jemi në prag ballafaqimi’

Hënë, 16 September 2019 17:58

I ftuar në Ora Neës, ish-deputeti i Partisë Demokratike, Romeo Gurakuqi u shpreh se në Shkodër situata politike është shumë e rëndë.

Gurakuqi tha se në Shkodër ka një qetësi, por është një qetësi një prag ballafaqimi. 

‘Gjithë thelbi i krizës është një krizë sistemi, por edhe krizë e deformimi të madh të demokracisë, institucioneve, parlamentarizmit, ndarjes së pushteteve,  të ndarjes së pushtetit ekzekutiv dhe legjislativ. Në Shkodër situata është mjaft e rëndë. Ka një qetësi, por është një qetësi në prag ballafaqimi. Jemi në rrethanat e përpjekjes së qeverisë vendore për të ushtruar presion mbi një kryebashkiake në detyrë, e cila është personi i vetëm i zgjedhur lirisht nga populli i Shkodrës. Kemi një proces zgjedhor që pritet të zhvillohet në një kohë kur kriza e përgjithshme politike në vend ka bllokuar edhe zgjidhjen e kazuzit të Shkodrës, për shkak sepse këtu nuk kemi vetëm një përplasje midis kryeministrit të vendit dhe mazhorancës, me PD dhe opozitën shqiptare, por kemi një përplasje edhe me presidentin.’

Login to post comments