Analisti Agron Gjekmarkaj përballë kryebashkiakut Erion Veliaj u shpreh se vendosja e monumentit turk është gjest vasaliteti ndaj modelit të Erdoganit. “Nëse nesër ju vjen Asadi dhe ju thotë do bëjmë kaq shkolla..në Turqi ka plot grupe financiare që thonë hiqe Skënderbeun dhe vendos Bajazitin. Ju nuk keni për ta bërë. Është një gjest i rëndë vasaliteti dhe inferioriteti. Shikohet si akt i pastër vasaliteti ndaj Erdoganit që ka eksportuar modelin e tij në Shqipëri. Ajo është një çështje e brendshme politike në Turqi”, theksoi ai.