30 qershori/ Bushati: Meta nuk mund të dekretonte kthimin e komunizmit në Shqipëri

Tuesday, 17 September 2019 09:00

Gazetari Andi Bushati u shpreh mbrëmë se Presidenti Ilir Meta nuk mund të dekretonte kthimin e komunizmit në Shqipëri.

“Ilir Meta është detyruar të veshë kostumin e një Presidenti ofensiv, jo pa shkak. Të marrim shembullin e ligjit të dividentit, rastit më skandaloz në shkelje flagrante të Kushtetutës. Çfarë duhet të bënte Meta?

Meta na zbuloi gjenezën që e detyroi të dilte nga normaliteti, për shkak se mazhoranca ka dhunuar Kushtetutën. Aq keq është situata sot sa kjo situatë ekstreme duhet kuptuar.

Në situatën ku ka mbërritur vendi, të përpiqesh të sillesh me skrupuj e të jesh mbi palët, do të thotë të bëhesh vasal i Edi Ramës. Të bëhesh barrikadë ndaj monizmit, është beteja më e madhe sot.

Nuk ka provë më të fortë se ajo që dha Meta për lidhjen e Ramës me oligarkët me kthimin e ligjit të dividentit. 30 qershori? Meta nuk mund të dekretonte kthimin e monizmit në Shqipëri”, u shpreh gazetari Andi Bushati.

Login to post comments