Shehu: PD i qëndron platformës të muajit shkurt. Me Ramën s’ka Integrim

E mërkurë, 18 September 2019 10:22

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu zbulon se si do të pozicionohet PD-ja deri më 18 tetor, kur do të jepet vendimi për Shqipërinë në lidhje me çeljen ose jo të negociatave të Integrimin në BE. Në ”A2Cnn”, ai tha se selia blu i qëndron platformës së saj politike të muajit shkurt, që sipas tij duhet zhvilluar. ”Jam i bindur se forumet e PD-së do të shpalosin elementët konkretë të zhvillimit të betejës politike në këtë periudhë shumë tragjike për vendin, pasi ngjarjet po rrokullisen keq e më keq”.

Ish-deputeti theksoi se vendimi për të lënë Parlamentin nuk ka qenë i lehtë por i detyruar. “Dalja nga Parlamenti nuk i zgjidhi por i ekspozoi problemet”, nënvizoi Shehu, sipas të cilit, faji që Shqipërisë deri tani nuk i janë hapur negociatat është vetëm i qeverisë.

”Kemi 3 herë rresht që marrim vetëm kushte të reja dhe nuk hapen negociatat dhe kjo është e lidhur me krimin, korrupsionin, politikat absurde rajonale dhe të jashtme dhe veçanërisht me shkatërrimin e vitës së lirë, që është baza e demokracisë. Është përgjegjësi totale e kësaj Rilindjeje që ka bllokuar procesin integrues. Kur PD-ja ka qenë në pushtet, Shqipëria realizoi Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit dhe u bë liberalizimi i vizave. Negociatat nuk u bllokuan kur dorëzuam ne mandatet por ka 3 herë rresht që nuk hapen, edhe kur opozita ishte në Parlament dhe në qeverisjen lokale”.

Login to post comments