Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka komentuar qëndrimet se politika e SHBA-së nuk lejon zgjedhje të parakohshme në Shqipëri pa u zgjidhur çështja Kosovë-Serbi. Teksa e cilëson si deklaratë mashtruese, Manjani thotë se në Shqipëri kjo çështje nuk ka rëndësi, pasi tek të dyja këto vende ka vetë zgjedhje të parakohshme.
Postimi i plotë
Po kur thonë se “Amerikanët nuk na lënë të bëjmë zgjedhje të parakohshme, pa u zgjidhur më parë problemi Kosovë-Serbi”. Çfarë trutharësh! Çfarë mashtruesish ordinerë! Ndërkohë edhe vetë Kosova dhe Serbia hynë në zgjedhje të parakohshme. Shqipëria jo! Ç’lidhje kanë zgjedhjet në Shqipëri me marrëveshjen Kosovë-Serbi? Si lum Amerika për këto “zëdhënës” mediatikë mashtrues që medemek kanë këtu!