99-shi i Rilindjes

E mërkurë, 18 September 2019 18:30

Lal Eri, në gjithë veprimtarinë e tij politike dhe administrative nuk ka spikatur aspak si një drejtues i denjë. Që prej drejtimit të organizatës MJAFT, tek organizata politike 99-ta, si ministër dhe tani në bashkinë e Tiranës nuk di se çfarë është një punë konkrete. Ai spikat vetëm në FB, Instagram, kronikat e montuara që çohen në mediat e kapura prej tij dhe Ramës.

Lal Eri nuk shuhet për punë, por për korrupsion të cilin e nisi që nga Ministria si anëtarë i kabinetit Rama tek dasma në kalanë e Gjirokastrës me paratë e “mamasë”, kur në fakt ishin shpenzimet e Agjencisë Kombëtare të Turizmit që i mbuluan. Është e frikshme të mendosh faktin që ky njeri sot drejton bashkinë me të madhe në vend, Bashkinë Tiranë. Korrupsioni më të në bashki është institucionalizua, është blinduar me bekimin e tij. Lal Eri e nisi shumë keq. Asnjë projekt zhvillimi nuk i solli Tiranës dhe përkundër betimit që do të kishte zero ndërtime në Tiranë. Përkundër kësaj Lal Eri sot e ka betonizuar Tiranën, ka dhënë tendera skandaloz duke nisur nga sheshi “Skënderbej”. Por duhet theksuar një gjë se sheshi “Skëndërbej” një megaaferë prej 20 milionë eurosh është pasuar nga Lal Eri për të njëjtën firmë, firmën “Fusha”. Së pari iu dhanë 20 milionë eurot e sheshit si paradhënie për të vazhduar më dhjetëra tendera madje dhe pa garë për këtë firmë për të ardhur deri tek 600 milion eurove e teatrit. E gjithë kjo është jo vetëm një korrupsion galopant, por Lali Eri i ka shpëtuar burgut pas vrasjes së Ardit Gjoklajt ku një pjesëtar tjetër i afër i firmës Fusha ish kryeprokuror i Tiranës u pa nën shoqërinë e Lal Erit në një nga baret e Tiranës. Për gjithçka ka bërë në Tiranë për keq sepse për mirë nuk ka ndonjë rezultat Lal Eri nuk është gjë tjetër veçse 99-shi i Rilindjes.

Modifikuar më E mërkurë, 18 September 2019 18:34
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...