Rama bën takim sekret, i premton rusëve naftën shqiptare

E mërkurë, 18 September 2019 21:28

Edi Rama ka zhvilluar të martën një takim sekret me disa drejtues të kompanisë Gunvor, të cilëve u ka premtuar mbështetje për të blerë kompaninë Bankers Petroleum.

Takimi, i cili është mbajtur i fshehtë është konfrimuar për Syri.net nga burime të sigurta konfidenciale, të cilat kanë zbardhur dhe detaje nga biseda mes palëve.

Prej vitesh Gunvor po tenton të shtjerë në dorë, vendburimin më të madh të naftës në Shqipëri dhe Europën Kontinentale, fushën e Patos Marinzës.

 

Madje në këtë operacion ajo duket se ka edhe mbështetjen e qeverisë shqiptare, e veçanërisht kryeministrit Edi Rama.

Vetëm pak kohë më parë, Ministria e Financave lajmëroi një gjobë rekord mbi kompaninë Bankers prej 100 milionë eurosh, por para se vendimi të merrte fuqi administrative qeveria e pezulloi duke thirrur për konsultim edhe Avokatin e Shtetit për një vendim përfundimtar.

Këto sulme të qeverisë mbi Bankers duket se favorizojnë një shitje të kompanisë nga kinezëttek Gunvor.

Por kush është kompania e përfolur gjatë për lidhje të forta me rusinë, që kërkon të blejë Bankersin?

Gunvor është themeluar në vitin 2001 nga dy aksionerë, suedezi Torbjörn Törnqvist dhe rusi Gennady Timchenko. Ky i fundit është një miliarder rus, i njohur për lidhjet e ngushta me presidentin Vladimir Putin.

Në mars të vitit 2014, Departamenti Amerikan i Shtetit vendosi sanksione mbi Gennady Timchenkon duke e akuzuar atë se qarkullonte paratë e presidentit rus Putin. Madje në dokumentin e sanskioneve thuhej se një pjesë e aksioneve të Timchenkos tek Gunvor ishin direkt të Vladimir Putinit.

Por një ditë para se DASH të lajmëronte sanskionet, Timchenko e shiti të gjithë paketën e aksioneve që zotëronte tek Gunvor tek ortaku i tij Törnqvist duke dalë nga kompania.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...