Tabaku dhe Bylykbashi përfundojnë takimin me “Venecian”: Pronat s’i merr dot askush, as Edi Rama

E Enjte, 19 September 2019 09:37

Ish-deputetët e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku dhe Oerd Bylykbashi, mëngjesin e sotëm, zhvilluan një takim me Komisionin e Venecias, për çështjen e pronave. Menjëherë pas përfundimit të takimit, Tabaku dhe Bylykbashi bënë të ditur se kanë diskutuar për çështjen e pronave, jo vetëm problemet, që janë krijuar po dhe vizionin e PD-së në lidhje me këtë çështje. “Pronën s’e merr dot askush, as Edi Rama”, u shpreh Tabaku.

Bylykbashi nga ana e tij tha se ua bënë të qartë sesi qeveria po i merr pronat e pronarëve gjoja në emër të interesit publik, me anë të një mekanizmi të qëllimshëm. “Bllokimi i Gjykatës Kushtetues, fikja e saj, është bërë e qëllimshme”, tha ai, “ndaj PD-ja në pushtet do t’i çojë në vend këto padrejtësi”.

Këto ditë, Partia Demokratike po prezanton në detaje, programin e saj në të gjitha fushat, përfshirë zgjidhjen e çështjes së pronave të shqiptarëve që pritet me interes nga qytetarët.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...