‘Tahiri po shantazhon’/ Musfataj:‘Dënimi i tij nuk është kusht për negociatat’

E Enjte, 19 September 2019 17:34

Ish-ministri i Jashtëm Besnik Musfataj, nga studio e Neës 24, ka komentuar edhe vendimin që pritet të japë Gjykata e Krimeve të Rënda për ish-ministrin Saimir Tahiri, i cili akuzohet për përfshirje në trafik droge.

Mustafaj tha se nëse gjykata vendos sot të dënojë me burg Tahirin, ky nuk është kusht i vendosur për vendin tonë, në këmbim të hapjes së negociatave më 18 tetor.

Teksa bëri një analizë, analisti tha se fakti që sot Tahiri shfaqet më i qetë sesa në fillim kur ‘shpërthyen’ akuzat dhe më pas lajmet, ndërsa shtoi se; ish-ministri ka diçka që e përdor si shantazh. Mes të tjerash Mustafaj tha se Tahiri është kërcënim edhe për zyrtarë të tjerë.

 

“Se kam në natyrë të komentoj vendimet e gjykatës por do them se ky është vendim i rëndësishme pasi ka të bëjë për herë të parë me një politikan të nivelit të lartë, siç është Tahiri. Është e rëndësishme për imazhin e vendit, besueshmërinë, por edhe për atë çka është në qendër të vëmendjes, reforma në drejtësi. Në këtë rast duhet të jetë një vendim i drejtë në përputhej me provat që ka dhe fajësinë e tij. Një vendim i padrejtë do ta diskreditonte (Tahirin).

Ka shumë rrezik që të jetë një vendim më i rëndë nga çfarë meriton, pasi duhet bërë shembull. Siç ka rrezik që mund të jetë më i letë, nga çka meriton pasi nuk mund të përjashtohet dhe fakti se nga pas Tahiri ka mbështetje politike. Opozita është brenda llojit të vet. Ajo nuk është e kenaqur me fitoret e saj deri sa të vijë në pushtet. Është akt i opozitës që drejtësia u përqëndrua tek Tahiri. Opozita ka insistuar që Tahiri është njeriu i lidhur me drogën brenda qeverisë Rama dhe sipas saj pas ish-ministrit të ishte radha e Rames.

Fakti që opozita do të shkojë tek kryeministri, është gjë më normale. Nuk është logjikë tekanjoze (Opozita të kërkojë arrestimin e Ramës). Dënimi i Tahiri nuk është kusht për të çelur negociatat. Për këtë ju siguroj maksimalisht. Unë kërkoj me sinqeritet një masë dënimi të drejtë, as më shumë e as më pak. Tahirin e shoh edhe si personazh letrar. Në fillim pamë një personalitet krejtësisht te dekurajuar.

Se marrë me mend se çfarë kishte parasysh ai. Më pas një tjetër person, që nisi të rritej, konsolidohej. Legjenda urbane se Tahiri ka regjistrime të ndryshme, nuk është çudi që mund ta bëjë (të beje shantazh), pasi ka qenë ministër i Brendshëm. Se di çfarë mjetesh shantazhesh ka Tahiri, por e ka shtuar sigurinë në vete. Diku e ka një bazë kjo siguri në rritje”, tha Mustafaj.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...