Saimir Tahiri ka dalë këtë paradite në një konferencë për shtyp përpara gazetarëve dhe e ka nisur fjalimin e tij me tone të larta dhe mjaft i ngrefosur, pas vendimit të gjykatës së Krimeve të Rënda që nuk e çoi në qeli. Duke pretenduar se do të tregojë të vërtetën e tij, ai përveçse sulmoi mediat dhe opozitën që kanë thënë të vërtetën sipas tyre dhe fakteve e dokumenteve hodhi silura, edhe ndaj socialistëve të cilët “ kishin heshtur njësoj sikur ai të mos kishte jetuar kurrë”.
“Nuk është më e re as për ju dhe as për njeri si kaluan dy vite hetime nga prokuroria e Krimeve të Rënda, për akuza të rënda, karroca e prishur ndaloi në stacion dy ditë më parë.
Dy vite gënjeshtra brenda dhe jashtë prokurorisë, dy vite me radhë ku unë heshta për të reskektuar drejtësinë, për të mos e çuar gjyqin te tavolinat dhe te mediat.
Unë doja dhe kam besuar që të ishte një gjyq shembullor i drejtësisë, dhe duhet të fitonte mbi llumin dhe gënjeshtrat mbi kurrizin tim. Të renditësh këtu sesa gazetarë kanë shfrenuar fantazinë mbi mua, heshtja ime bëhej çdo ditë dhe më e rëndë, heshta vetëm në respekt të drejtësisë.
E kisha shumë të lehtë që të mbaja mandatin e deputetit, dhe të qëndroja në Kuvend dhe pse hetohesha, fundja siç kanë bërë të gjithë ata para meje pa asnjë përjashtim, që kanë qëndruar në Kuvend dhe kur janë hetuar për vjedhje apo për vrasje.
Unë bëra të kundërtën, i bindur se vetëm drejtësi për mua nuk do ishte. U përballa dhe me ata që heshtnin dhe silleshin sikur unë nuk kisha jetuar kurrë, dhe ata që mu hodhën në fyt dhe nuk mu ndanë gjatë gjithë kohës”, ka thënë Tahiri mes të tjerave në konferencën për media që vazhdon..