Në konferencën për mediat, ish-ministri i brendshëm Saimir Tahiri është shprehur indiferent ndaj heshtjes së kryeministrit Edi Rama, lidhur me vendimin e Gjykatës për Krime të Rënda ndaj tij.
Pyetjes së gazetarëve Tahiri iu përgjigj duke theksuar edhe një herë se në këtë rrugë është i vetëm, dhe se do i shkojë deri në fund të vërtetës së tij.
“E çfarë pastaj se nuk e ka bërë? Nuk e kuptoj pse më pyesni mua a ka folur kryeministri apo jo. Drejtësisë i shkoj i vetëm përpara. Më habisni si keni kuriozitet për cdo gjë vec vendimit të gjykatës. “ përfundoi Tahiri.
Gjithashtu,në nga pyetjet e fundit që ju drejtuan nga gazetarët Saimir Thairit ishte, se çfarë mendonte për deklaratën e ambasadës amerikane në Tiranë e cila e cilësoi “shkurajues” vendimin e Gjykatës së Krimeve të Rënda, për ta shpallur të pafajshëm për akuzat si i përfshirë në organizata kriminale dhe trafik ndërkombëtarë droge.
Përgjigjja e ish-ministrit ishte e ashpër dhe një sulm i hapur, ndaj selisë së SHBA-ve në Tiranë.
Lexo edhe:
Nëse votuesit shqiptarë do të kishin më të zhvilluar guximin, edhe politikanët ...
“Nuk besoj se në Amerikë ekziston ndonjë ambasadë që ta bëjë këtë që ambasada e tyre bë këtu. Nuk ka presion më të madh se sa ky ndaj drejtësisë”, deklaroi Tahiri.
.Kur u pyet a ka marrë mesazh nga Edi Rama pas gjyqit, ai tha se duhet pyetur ai vetë, por shtoi se do ta vazhdojë i vetëm rrugës e drejtësisë.