'E gjithëditura Elisë! Tashmë ke gati skenarin për të bërë filmin e radhës për termetin'

Saturday, 21 September 2019 21:14

Zëdhënësja e qeverisë, Elisa Spiropali, do të tallej me paralajmërimin e presidentit Ilir Meta se, Shqipëria dhe Ballkani rrezikohej nga një tërmet i fuqishëm.

Por sot, kur vendi u trondit nga një tërmet, i paregjistruar në vend prej gati 30 vjetësh, zyrtarja e LSI, Elona Guri ka gjetur momentin për t'iu përgjigjur edhe një herë ministres së Ramës.

Përmes një postimi në Facebook, Guri i kujton Spiropalit se e ka gati tashmë skenarin për filmin e rradhës për tërmetin.

Postimi i plotë i Elona Gurit:

E gjithëditura Elisë! Besoj se tashmë ke gati skenarin për të bërë filmin e radhës për termetin.

Besoj se zgjuarsia juaj, e niveleve më të larta të IQ, do të dalë së shpejti në foltoren e Parlamentit edhe të thuash 'Të ngrejmë një komision parlamentar të shkarkojmë Presidentin e Republikës, se nuk bëri atë që i propozova unë, dekretin për shtyrjen e tërmetit.

Pafytyrësia, paturpësia dhe paaftësia nuk mund të ndërthuren me harmonishëm se tek ti!

Ti je Xhakonda e këtyre tre virtuteve, që i gëzojnë me tepri rilindasit!

Por kur vjen në pushtet me votat e kriminelëve nuk mund të shqetësohesh për qytetarët, biles as për veten sa idiotësira artikulon.

Elisa, nëse ke një fije të vogël turpi shko dhe jep dorëheqjen. Shqiptarët nuk meritojnë një simbol të tillë si ti.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...