Tërmeti i madh/ Instituti gjerman: Ja nga sa rrezikohet Shqipëria

Diel, 22 September 2019 09:58

Lajmi i tërmeteve që vazhduan edhe pas mesnatës në Shqipëri është pasqyruar nga mijëra media në botë.

Mediat gjermane shkruajnë se janë mbi 100 të plagosur dhe qindra godina të dëmtuara.

Por sa herë që ka lëkundje të tilla, jo rrallë disa ekspertë flasin për ‘Të madhin’, tërmetin apokaliptik që rrezikon çdo zonë aktive nga pikëpamja sizmiologjike.

Një alarm i dhënë së fundmi nga një sizmiolog grek u bë argument dhe në politikën shqiptare. Parashikimi i tërmeteve duket një shkencë e pamundur, por lëvizjet e shpeshta janë një parapritë për më të keqen.

Por sa rrezikohet Shqipëria?

ZDF ka publikuar deklaratën e një eksperteje nga Instituti i Gjeoshkencave dhe Burimeve Natyrore në Gjermani.

‘Mesdheu është një nga rajonet më aktive për tërmetet në Evropë. Atje, pllaka kontinentale afrikane dhe euroaziatike lëvizin drejt njëra-tjetrës, duke shkaktuar tensione që shkarkohen pa masë përmes tërmeteve,’ tha ajo.

‘Për më tepër janë edhe të ashtuquajturat mikropllaka që lëvizin në Adriatik’.

‘Sidoqoftë, edhe tërmete si ato të shtunës nuk janë të zakonshëm në Shqipëri, e cila ndodhet në brigjet e Adriatikut,’ tha ekspertja.

‘Kohët e fundit pati tërmete të ngjashme të fuqishme më 1 qershor në Korçë, në juglindje të vendit. Aty pati një tërmet me madhësi 5.2 ballë. Edhe atëherë u shënuan dëme të konsiderueshme’.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...